E FUNDIT/ FSHF shkarkon Panuccin
I dyshuari për vrasjen në Suharekë është një polic
Policia e Kosovës ka mbajtur një konferencë lidhur me dy vrasjet që kanë ndodhur në rajonin e Prizrenit.

Nexhmi Krasniqi nga Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka thënë se personi i mundshëm që ka kryer vrasjen është rreshter në stacionin policor në Prizren, i cili ishte në transfer, dhe për rastin në fjalë janë marrë të gjitha masat.

“Rasti ka ndodhur në orën 9:47 minuta. Policia është informuar se një person është i shtrirë tek një lokal i kazinos. Në vendin e ngjarjes është konstatuar se bahet fjalë për një person që është vrarë me armë zjarri. Me të marrë informacionin ne kemi ndërmarrë të gjitha veprimet me të gjitha njësitë. Kemi kuptuar nga informacionet e para se viktima është me ininicialet. Dyshohet si rast i grabitjes, mirëpo hetimet janë duke vazhduar dhe motivi ende nuk dihet, atë kohë bëhet pazari kur është kryer vrasja, nuk dihen arsyet ”, tha ai.
Shtuar më 17/03/2019, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori