I dyshuar për krime lufte, ky gjeneral serb kërcënon Kosovën me sistem raketor
Pëlqej
Shefi i Shtabit të ushtrisë serbe, gjenerali Lubisha Dikoviq ka deklaruar se Serbia po planifikon të blejë sistem raketor i cili zhvillon luftë në largësi më të mëdha se 400 kilometra.

“Natyrisht se po shqyrtohen edhe sistemet S 300 dhe BUK, por edhe sisteme tjera”,- ka thënë Dikoviq për mediat serbe.

Deklarata e tij është interpretuar sikur Serbia po tenton të blejë një sistem raketor që arrin deri në territoret e Kosovës.

Kujtojmë se largësia rrugore ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është pak më shumë se 400 kilometra, por në vijë ajrore kjo largësi shkurtohet edhe më shumë.

Gjenerali Dikoviq dyshohet për krime lufte në Kosovë në vitin 1999, por deri më tani ndaj tij nuk është nisur asnjë gjykim. /albeu.com/

Shtuar më 14/01/2018, ora 08:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori