I digjet makina eprorit serb në Policinë e Kosovës
Automjeti i tipit “Mazda”, ngjyrë e bardhë, me targa “KM” të regjistrimit, është djegur tërësisht si rezultat i zjarrvënies së qëllimshme me një substance ndezëse, pronë e së cilës ishte një zyrtar serb eprorë i lartë në Policinë e Kosovës.

Policia ka konstatuar se persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin automjetit me ndihmë të substancës ndezëse, që besohet të jetë derivat i naftës, benzinë.

Dëme të mëdha materiale janë shkaktuar në automjetin ndërsa nuk është raportuar për të lënduar në njerëz. Hetuesit policor dhe teknikët e kriminalistikës të cilët kanë bërë këqyrjen dhe mbledhjen e provave materiale nga vendi i ngjarjes, kanë vlerësuar se i/të dyshuarit, mund të kenë përdorur një sasi të benzinës të hedhur sipër në pjesën e parme dhe të pasme të automjetit për t’i vënë zjarrin, raporton infoglobi.

Motivet e këtij akti kriminal, mbeten ende të panjohura për hetuesit policor me gjithë mundësinë për motiv të mundshëm të këtij akti kriminal si veprim i qëllimshëm për kërcënim apo frikësim ndaj eprorit të Policisë së Kosovës, me detyrë zyrtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka regjistruar rastin si vepër penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” ndërsa autorët e këtij akti kriminal mbeten të panjohur deri në këtë moment.
Shtuar më 23/03/2012, ora 14:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori