Një i burgosur ishte liruar për
vikend në
shtëpi, por rrugës për kthim në burg i është
gjetur një qese me drogë. Rasti ka ndodhur në Burgun e Dubravës.
“Raportohet se i dyshuari mashkull shqiptar i cili ishte i burgosur ka qëndruar për
vikend në
shtëpi. Gjatë kthimit për vuajtje të dënimit tek i dyshuari gjatë kontrollit janë
gjetur dhe konfiskuar tetë qese najloni të mbështjella me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në raportin e policisë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Shtuar më 02/01/2018,
ora 14:07