Policia e Kosovës njofton se një person i ka rënë të
fikët duke ecur ndërsa më pas ka
ndërruar jetë duke shkuar u transportuar në spital.
“Rr. “Rrahim Beqiri”, Prishtinë 23.05.2018 – 10:42.
Viktima mashkull K/Shqiptar, derisa ishte duke ecur, është alivanosur dhe është shtrirë në rrugë.
Viktima është dërguar në QKUK, ku është konstatuar nga ekipi mjekësor se i njëjti ka
ndërruar jetë. Me vendimin e prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML”, thuhet në raportin policor.
Shtuar më 24/05/2018,
ora 11:51