Humb jetën në vendin e punës 40-vjeçari në Fier, u dogj nga kontakti me furrat e pjekjes

Një 40-vjear ka humbur jetën në Fier në vendin e punës.

Alket Malaj dyshohet se është djegur aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes në vendin ku punonte.

Njoftimi:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:45, në një ndërmarrje për përpunimin e metaleve(fonderi), në Patos, shtetasi Alket Malaj, 40 vjeç, dyshohet se gjatë procesit të punës, është djegur aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes në këtë ndërmarrje, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes


Shtuar 1.03.2023 16:23