Rritja e çmimeve, studentët në Korçë bojkotojnë mësimin dhe dalin në protestë

Studentët e Universitetit “Fan Noli” në Korçë kanë bojkotuar sot mësimin në shenjë proteste për rritjen e çmimeve. Në ambientet e jashtme të Universitetit janë vendosur pankarta në të cilat shkruhet “Ju rrisni çmimet, ne rezistencën” dhe flamuj kombëtarë.

Me rritjen drastike të çmimit të naftës, produkteve ushqimore, biletave, në kryeqytet dhe qytete të tjera të vendit kanë nisur reagimet e qytetarëve të cilët kanë nisur protestat.


Shtuar 11.03.2022 09:31