Gjykata e Apelit në Brescia të Italisë ka konfirmuar dënimin me 2 vjet
burg për 27 vjeçarin nga Kosova Gafurr
Dibrani.
Lindur në Prishtinë në vitin 1992 dhe rezident prej vitesh në komunën e Fiesses në
Itali së bashku me familjen,
Dibrani i arrestua me 3 nëntor të 2016 me akuzën e terrorizmit ndërkombëtar dhe e përhapjes së propagandës xhihadiste.
Për arsyet e vendimit të trupës gjykuese do të duhet të presim 70 ditë, ndërkohë që kosovari mbetet në burgun e Rebibbias, ku po mbahet që prej ekstradimit nga Kosova dy javë më parë.
27-vjeçari u dëbua nga Italia vetëm 15 ditë pas arrestimit pasi gjykata e Brescias në
Itali kishte lëshuar urdhrin për
lirimin e tij për mungesë të provave.
Avokati i tij, Marco Capra, përveçse kërkon
lirimin ose së paku t'i japë klientit të tij pezullimin e dënimit, ka aplikuar për një masë alternative në
burg.
Gjykatësi mori disa ditë për të vendosur dhe brenda pesë
ditëve ai do të shpërndajë rezervën.
Shtuar më 13/07/2019,
ora 08:32