Hysni Gucati: Dilni të nënshkruani në Prishtinë
Tri organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, kanë filluar me nënshkrimin e peticionit, përmes të cilit po kërkojnë që Kuvendi i Kosovës të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pasi po konsiderohet diskriminuese dhe fyes ndaj Kosovës.

Drejtuesit e këtyre organizatave dolën në sheshin kryesor të Prishtinës për të nënshkruar nga ku edhe iu bën thirrje të gjitha kategorive të dala nga lufta, si dhe qytetarëve që të kontribuojnë për ta ndryshuar ligjin që gjykon vetëm shqiptarët por jo edhe serbët.


Shtuar më 15/12/2017, ora 13:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori