Xavi tregon arsyen pse nuk u ul në stolin e Barcelonës

Xavi Hernandez ka zbuluar arsyen e refuzimit që ia bëri Barcelonës në janar, në ofertën për të marrë drejtimin e skuadrës.

Ish mesfushori i kësaj skuadre, ka pranuar se kanë ekzistuar kontaktet me Barcelonën, por e refuzoi ofertën shkaku i “problemeve institucionale”.

“Ka shumë zëra rreth klubit për momentin, ka shumë probleme që nuk lidhen me fushën prandaj nuk mendoj se është koha e duhur për t’u kthyer në klub”, ka deklaruar Xavi.

“Në janar i thash drejtuesve të klubit se nuk ishte koha e duhur për të marrë përsipër ekipin dhe ata nuk më thirrën më”, shtoi ai.

“Jam i lumtur që vazhdoj të fitoj përvojë dhe natyrisht se do të dëshiroja të isha trajner i Barcelonës një ditë”.


Shtuar 13.08.2020 12:29