Hyseni nuk e firmos kontratën për këpucët e Policisë
Dyshime për tenderin e Policisë së Kosovës, i shtyrë nga ministriPunëve të Brendshme, Skënder Hyseni. Ai ka refuzuar të nënshkruajë kontratë me prodhuesin vendës të këpucëve, kompaninë “Solid”, në vlerë prej 516 mijë eurosh, pas dyshimeve se ky operator ekonomik ka bërë shkelje ligjore.

Dy kompani kanë aplikuar me prodhimet e kompanisë “Solid” në tenderin e iniciuar nga Policia e Kosovës për furnizim me këpucë. Kompania “Solid” e kishte dorëzuar një ofertë, si dhe një kompani tjetër kishte ofertuar me produktet e kompanisë “Solid” dhe me autorizim të saj, shkruan Koha Ditore.

Bazuar në vendimin e OSHP-së del që kompania e autorizuar nga “Solidi” kishte ofertuar me çmimin më të lirë në këtë tender, por më pas ajo ishte tërhequr nga oferta. Tërheqja e kompanisë me çmimin më të lirë së cilës nuk i është përmendur emri në vendimin e OSHP-së, ka bërë të mundur rekomandimin për kontratën në vlerë prej 516 mijë eurosh... /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2015, ora 08:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori