Hyseni kërkon mbështjetje për anëtarësim në Interpol dhe Europol
Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, pjesëmarrës po në Konferencën ministrore në kuadër të Procesit të Bërdos dhe Procesit për Bashkëpunim të Evropës Jug-Lindore, në Budva të Malit të Zi, ka folur për masat që ka marrë Kosova për të parandaluar dhe luftuar ekstremizmin e dhunshëm.

Hyseni, shprehu përkushtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve tjera të Republikës së Kosovës për të luftuar këtë dukuri prej së cilës as edhe një vend në botë nuk është imun.

Gjithashtu ai ka kërkuar mbështetjen e pjesëmarrësve për anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë policorë, në veçanti INTERPOL dhe EUROPOL. Ndërkohë ministri ka folur dhe në lidhje me temën mbi migrimin ilegal. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2015, ora 14:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori