Hyseni dërgon 122 telegrame
Skender Hyseni
Ministri i Jashtëm kosovar, Skënder Hyseni u ka dërguar nga një letër kryediplomatëve të shteteve anëtare të Kombevebashkuara që ende nuk e kanë njohur formalisht Republikën e Kosovës.

122 letrat janë përcjellë te misionet e përhershme të këtyre vendeve në Organizatën e KombeveBashkuara. Në letrën e tij, ministri ka theksuar se, Asambleja e Përgjithshme e KombeveBashkuara, në rezolutën e saj, ka mirëpritur mendimin këshillëdhënës të 22 korrikut të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Kjo rezolutë e Asamblesë, e miratuar me konsensusin e shteteve anëtare, e forcon edhe më shumë pozicionin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
Shtuar më 14/09/2010, ora 14:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori