Hyseni demanton Haradinajn: I kishim votat për INTERPOL
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni, ka thënë se Ramush Haradinaj ka bërë gabim kur ka vendosur të tërhiqet nga gara për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it.

Ish ministri i brendshëm u shpreh se Haradinaj e ka adresuar gabimisht kërkesën për t’u hequr nga rendi i ditës votimin e Kosovës në këtë organizatë.

Hyseni thekoi se Haradinaj me këtë e ka dëmtuar në mënyrë të pariparueshme perspektivën e votimit pozitiv për Kosovën në këtë aspekt.

Ish- ministri Hyseni u shpreh se në bazë të informatave të fundit që ka pasur ka qenë që deri atë ditë gjithësejt 132 vend anëtare e kishin konfirmuar pjesëmarrjen në asamble, dhe siç shtoi ai, mbi 60 vende nuk e kishin konfirmuar pjesëmarrjen.

"Ata na dërgonin mesazhe inkurajuese se do t'i marrim votat. Në emër të LDK-së por edhe në emrin tim si ish ministër të shfaq një shqetësim të skajshëm. Haradinaj me gjasë i ka dërguar letër sekretarit të Interpolit apo Sekretariatit të Përgjithshëm me kërkesën që të tërhiqet aplikimi ose të shtyhet votimi për këtë aplikacion që unë do ta quaja të paqëndrueshëm, tejmase hipotetike dhe të pa kalkuluar si duhet", tha Hyseni para gazetarëve.
Shtuar më 23/09/2017, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori