Hyn në fuqi vendimi për bllokimin e mallrave të Maqedonisë
Vendimii ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për bllokimin e të gjitha mallrave të Maqedonisë me destinacion Kosovën ka hyrë në fuqi në mesnatë.

Këtë e bën të ditur Zv/kryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë Mimoza Kusari Lila për Radio Kosovën. Sipas saj, vendimi është marrë pa dëshirën e palës kosovare po që ka qenë i domosdoshëm.

Ndërsa një ditë më parë Maqedonia vuri një taksë shtesë për shtetasit e Kosovës që duan të kalojnë në Maqedoni. Ato duhet të pagujanë nga 2 euro, për makinë 5 euro dhe për autobusë e kamionë nga 20 euro. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2013, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori