Hykmete Bajrami uron Mustafën dhe paralajmëron fundin e PAN
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka uruar qytetarët, Kosovën dhe LDK’për për zgjedhjen e Kryetarit të ri të partisë. Ajo ka thënë se LDK do të fuqizohet edhe më shumë me fitoren e Mustafës.

Urime qytetarë, urime Kosovë, urime LDK për Kryetarin Isa Mustafa. Lidhja Demokratike e Kosovës dëshmoi pjekuri, maturi, fuqizim dhe fitore me zgjedhjen e Isa Mustafës edhe për një mandat në krye të Lidhjes DemokratikeKosovës”, ka shkruar Bajrami në një reagim pas zgjedhjes së Isa Musatafës në krye të LDK’së.




Ajo ka paralajmëruar fundin e PAN’it dhe rikthimin e LDK’së në udhëheqje të Qeverisë.

Lidhja Demokratike e Kosovës edhe sot iu dha shembull gjithë partive tjera. Sot është fundi i PAN-it, fundi i partive që zhvatën Kosovën me keqqeverisje, krim e korrupsion”, ka shtuar ai.
Ajo ka thënë se po hyjnë në Kuvendin e IX të LDK’së e bashkuar për të dalë si partia më e fuqishme për ta çuar PAN’in në opozitë.

Lidhja Demokratike e Kosovës sot shënon ditën e fitores, festës dhe fuqizimit. Koncepti i themeluesit të LDK-së për Liri, Pavarësi dhe Demokraci po jetësohet edhe në Kuvendin e IX të Lidhjes DemokratikeKosovës që po i mbush 30 vjet”, ka shkruar Bajrami, pak para se të nisë Kuvendi i Përgjithshëm i LDK’së.
Shtuar më 03/08/2019, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori