Dalin fotot duke nxjerr trupin e pajetë të Jan Prengës nga Range Rover (FOTO LAJM)

Media ka mundur të sigurojë nga burime pranë laboratorit kriminalistik, fotot ekskluzive të videos të vetme që fakton rrëmbimin e Jan Prengës.

Në video shfaqet makina e vjedhur e cila ishte vjedhur më 26 Nëntor ditën e tërmetit në Tiranë, makina hyn në pjesën e kompleksit Golden. Pranë saj shfaqen disa persona që marrin trupin e pajetë të Jan Prengës. Në fotot e siguruara nga Anila Hoxha duket moment kur trupi del nga makina.

Këto janë dy foto ekskluzive nga video e cila ka tregon dinamikën dhe fakton futjen e trupit nga makina Range Rover dhe nxjerrjen e trupit pa jetë. Por një burim i sigurt pranë laboratorit të kriminalistikës i tha gazetarës Hoxha se nga kqyrja e kamerave të sigurisë janë nxjerrë të dhëna të sigurta për rolin e secilit prej të dyshuarave.

Madje në një moment poamjet tregojnë autorët me kapele që ndryshojnë veshjet dhe I fusin në qese të zeza. E njejta gjë duket edhe për fshirjen e gjurmëve, ku shfaqet një nga të arrestuarit duke hedhur në tokë një solucion për të shkatërruar gjurmë të AND.

Ne i tha jo zyrtarisht një burim pranë laboratorit të kriminalistikës kemi faktuar hap pas hapi se cfarë ndodhi në garazhin e kompleksit Golden dhe cilët janë personat që kryejnë veprime aktive dhe këto të dhëna ja kemi dorëzuar prokurorisë./TCH/


Shtuar 11.02.2020 15:53