Thiago në shitje, Bayerni pret ofertë nga Liverpooli

Te Bayern Munich janë duke pritur një ofertë për Thiago Alcantara, në ditët e ardhshme.

Këtë e ka konfirmuar Karl-Heinz Rummenigge, drejtori i klubit bavarez.

Thiago ka qenë i lidhur shumë me një kalim te Liverpool, dhe Rummenigge ka pranuar se 29 vjeçari është duke shikuar për një sfidë të re kur po hyn në fazën e fundit të karrierës.

“Ne jemi duke pritur një ofertë nga një tjetër klub në ditët e ardhshme”, ka deklaruar Rummenigge.

“Ai na tha neve se në fund të karrierës së tij, do t’i pëlqente të provonte diçka të re”.

Thiago është pjesë e Bayern Munich që nga viti 2013, dhe ka gëzuar sukses të madh te gjermanët, duke fituar shtatë herë Bundesligën, dhe së fundi ka fituar Ligën e Kampionëve.


Shtuar 30.08.2020 13:56