Makina përplaset me motorin në Tiranë, ka të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kryeqytet, ku një makinë ka përplasur një motor.

Bëhet e ditur se rreth orës 12:54, në Rrugën e “Elbasanit”, mjeti me drejtuese shtetasen Xh. B, është përplasur me motorin me drejtues R. V.

Për pasojë,  i lënduar ka mbetur drejtuesi i motorit i cili momentalisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve./albeu.com/