Hungaria shton forcën ushtarake në Kosovë
Pëlqej
Gjatë 6 muajve të fundit KFOR-i po përballet me një reformim nga rradhët e saj.

Në këtë kontekst është futur zgjerimi i kontigjentit hungarez.

Sipas një njoftimi të dërguar nga KFOR-i, ky projekt ka filluar vitin e kaluar kur, pas një kërkese të bërë nga Komandanti i KFOR it Major-General Salvatore Farina, Sekretari Hungarez i Mbrojtjes njoftoi edhe zyrtarisht qëllimin për të rritur praninë e trupave hungareze në Kosovë.

Hungaria ka qenë ndër vendet e para që ka kontribuar në ruajtjen e sigurisë në Kosovë, duke vendosur trupat që në vitin 1999-të.

Por një tjetër shtet, Ukraina ka tërhequr disa trupa të saj. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori