Dy persona kanë humbur
jetën nga koronavirusi mëngjesin e sotëm në Kosovë, duke e çuar numrin në total të viktimave në tre.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, të dy viktimat, vuanin edhe nga
sëmundje të tjera
shoqëruese.
Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 145 persona të infektuar me COVID-19, ndërsa 23 janë shëruar.
Shtuar më 06/04/2020,
ora 09:46