Humbi jetën gjatë super aksionit, polici dikur pjesë e UÇK-së
Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Sami Thaçi, ka vdekur dje pas një aksioni anti-drogë në Zhur të Prizrenit. I ndjeri ishte pjesëtar i UÇK’së.

Një polic ka vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar dje rëndë pas një aksioni në shtëpinë e një personi të dyshuar për narkotik dhe dhunë në familje.

Përveç policëve, i lënduar ka mbetur edhe djali 12 vjeçar i të dyshuarit, i cili në shtëpinë e tij e kishte vendosur një bombë.

Viktima Sami Thaçi përpos polic i Kosovës, kishte qenë ushtar në UÇK.

Deri tani raportohet se njëri prej të lënduarve është në gjendje të rëndë pasi që fatkeqësisht, ka mbetur i verbuar.



Shtuar më 29/01/2020, ora 09:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori