Një person gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë në qytetin e Lipjanit.
Indeksonline ka kontaktuar me zëdhënësen e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila e ka konfirmuar lajmin.
“Me datën 9 janar 2020, rreth orës 16:00 në stacionin policor në
Lipjan është hapur një rast
Vdekje e dyshimtë. Viktimë në këtë rast është një person i gjinisë mashkullore, i cili është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e
viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i pajetë i
viktimës është dërguar për obduksion ndërkohë që me rastin po merren njësitet kompetente policore”, ka thënë ajo.
Shtuar më 10/01/2020,
ora 18:26