Pas hetimeve të zhvilluara, policia ka zbuluar një rast të raportimit të rrejshëm të një grabitjeje, të
raportuar në fshatin Gracë të Vushtrrisë. Në këtë rast të zgjidhur nga policia mësohet se pasi kishte
humbur në lojëra fati, një person ka sajuar grabitjen e rreth 200 eurove aq sa i kishte
humbur në lojëra fati.
Hetuesit policorë, të cilët po ndiqnin në mënyrë intensive hetimet e këtij rasti, nuk kishin arritur të ndërlidhin asnjë nga dëshmitë dhe deklaratat e dhëna nga ankuesi lidhur me rastin, ndërsa hetimet ishin zgjeruar dhe
hetuesit po kontaktonin edhe një numër dëshmitarësh të mundshëm.
Përfundimisht,
hetuesit policorë kanë ftuar edhe një herë, ankuesin e rastit të
raportuar për rikonfirmim të deklaratave të dhëna më parë, ndërsa ballafaqimi i tij me faktet e prezantuara nga
hetuesit policorë ka bërë që i njëjti të pranojë se rasti i grabitjes ishte i sajuar nga vetë ai.
“
Hetuesit kanë zbuluar se i njëjti, paraprakisht kishte
humbur 200 euro në lojëra të fatit, ndërsa kishte sajuar grabitjen si një arsyetim për paratë e humbura”, ka konfirmuar togeri Hoti.
Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit publik, kanë hedhur poshtë rastin e
raportuar të “grabitjes”, ndërsa ndaj ankuesit është iniciuar paraqitje penale për “lajmërim të rrejshëm”.
Shtuar më 06/02/2012,
ora 23:51