61 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në
Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ku 11 prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.
Sipas një njoftimi nga ky Spital, një
paciente e shoqëruar edhe me sëmundje tjera ka vdekur, kurse një
paciente është në gjendje të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.
“Nga personeli i Spitalit 4 Mjek, 5 Infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar me COVID-19, ndërsa 6 anëtar të tjerë të Personelit ton janë në pritje të rezultatit”, thuhet në njoftim.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit 169
pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈ në
Spitalin e Përgjithshëm në
Pejë.
“Nga këta 13
pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Gjatë ditës së djeshme në
Spitalin e Përgjithshëm në
Pejë janë kryer 5 operacione. 3 lindje kanë qenë gjatë fundjavës,2 lindje kanë qenë normale dhe 1 cezariane.
Kanë lindur 3 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 ̈te gjinisë femërore. 199
pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,675 analiza”, thuhet në njoftim.
Shtuar më 14/07/2020,
ora 10:05