Ushtria
amerikane në Evropë tha se një
ushtar amerikanë që shërbente në kuadër të
forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, në kampin e
forcave amerikane në Bondsteel, ka humbur jetën të shtunën. Aktualisht po zhvillohen hetime rreth këtij rasti, por nuk janë dhënë hollësi mbi rrethanat e vdekjes.
Në një njoftim të ushtrisë
amerikane thuhet se Robert W.
Jones nga Arizona, 21 vjeçar, ishte pjesë e policisë ushtarake
amerikane.
“Robert
Jones ishte një
ushtar i shkëlqyeshëm”, citohet të ketë thënë koloneli Jeffrey Searl, nga policia ushtarake, raporton voa.
Ushtari
Jones ishte pjesë e rreth 700 trupave
amerikane që shërbejnë në kuadër të
forcave të KFOR-it në Kosovë. Aktualisht rreth 4 mijë e 400 trupa të NATO-s shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it.
Rreth 50 mijë trupa të NATO-s qenë të vendosur në Kosovë në qershor të vitit 1999 duke i dhënë fund luftës gati dy vjeçare që çoi në çlirimin e
Kosovës nga Serbia.
Shtuar më 09/01/2018,
ora 14:33