Hoxhiq: Problemet e Veriut nė dialogun Prishtinė-Beograd
Pėrpjekjet e para tė Qeverisė sė Kosovės pėr tė nisur edhe simbolikisht shtrirjen e autoritetit nė veri tė Mitrovicės po hasin nė kundėrshtime tė ashpra tė strukturave paralele serbe.

Hapja e zyrės Civile Administrative nė veri ėshtė menduar tė jetė njė pėrpjekje pėr tė zbatuar dokumentin gjithėpėrfshirės pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės i njohur si Plani i Ahtisarit, i cili parasheh krijimin e komunės sė re tė Mitrovicės sė veriut.

Mė 20 qershor, Qeveria e Kosovės kishte emėruar Adrijana Hoxhiqin, shefe tė Zyrės Civile. Pikėrisht kjo zyrė, ėshtė thėnė se do tė jetė gurėthemeli i komunės sė re tė Mitrovicės veriore.

Nė njė bisedė pėr Radion Evropa e Lirė, Adrijana Hoxhiq thotė se zyra vetėm ka filluar me punėn.

“Kjo zyre vetėm se ka filluar me punėn. Hapi i parė dhe mė i mirė ėshtė punėsimi i njerėzve tė duhur pėr pozitat e duhura. Kėshtu do tė sigurohemi se kemi njė kuadėr profesional i cili do t’i trajtoj tė gjitha ēėshtjet dhe sfidat nė terren ashtu siē duhet”, thotė Hoxhiq.

Shefja e tashme e Zyrės Civileveri ka punuar paraprakisht edhe nė krye tė ekipit pėrgatitor pėr krijimin e komunės sė Mitrovicės sė veriut me Zyrėn Civile Ndėrkombėtare.

Nga pėrvoja e saj me problemin e veriut, Hoxhiq thotė se disa ēėshtje nė kėtė pjesė nuk mund tė zgjidhen nga niveli lokal. Andaj, mendon se ėshtė gabim qė nė dialogun Prishtinė – Beograd nuk adresohen edhe ēėshtjet problematike qė kanė tė bėjnė me kėtė pjesė.

“Ėshtė e qartė dhe do tė duhej qė t’u bėhej e qartė tė gjithėve se shumė ēėshtje nė veri nuk mund tė zgjidhen pa njė dialog adekuat dhe pa rezultate adekuate qė do tė dilnin si rezultat i bisedimeve ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit”, thekson Hoxhiq.

Por, deri mė tani, qeveria e Kosovės, tė paktėn publikisht, ka refuzuar ēdo formė tė dialogut me Serbinė pėr problemet nė veri.

Sidoqoftė, Zyra Civile Administrative nė veri, mendohet tė ketė kryesisht karakterin teknik tė punės. Hoxhiq thotė se qytetarėt e Mitrovicės veriore, sidomos ata serb, para sė gjithash do ta kenė rastin qė tė punėsohen edhe atė pa pasur nevojė qė tė jenė pjesė e ndonjė subjekti politik. /albeu.com/
Shtuar më 09/07/2012, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.

Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.