Hoxhallarët apelojnë: Mos shkoni në Siri dhe në Irak
Pëlqej
Hoxhallarët kanë apeluar që qytetarët të mos shkojnë as në luftën e Sirisë dhe as të Irakut.

Ata shprehen se shkuarja në luftëra jashtë shtetit është keqinterpretim që i bëhet fesë.

Imami i Mitrovicës, Ekrem Avdiu ka thënë se personat që dolën të vrarë në Siri nuk janë të njohur për të dhe nuk kanë qenë pjesë e BIK-ut, shkruan Zëri.

Sipas tij, shkuarja në luftëra të huaja është e pakuptimtë dhe keqinterpretim që i bëhet fesë.

Zuhdi Hajzeri, imam në Pejë, thotë se në Irak dhe Siri nuk bën të shkohet sepse idetë e grupeve ekstreme që i kanë bërë ata (të rinjtë shqiptarë) të ndikohen e të shkojnë atje nuk janë ide që bazohen në fenë islame. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori