Kosova përpjekje për forcimin e pozitave të shqiptareve në Malin e Zi
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim deputetin shqiptarParlamentin e Malit të Zi, lider i “Koalicionit Shqiptar”, Fatmir Gjeka.

Pas takimit, ministri Hoxhaj ka vleresuar larte bashkepunimin e rregullt me partite politike te shqiptareve ne Mal te Zi, si dhe me institucionet e Malit te Zi.

Hoxhaj tha se Qeveria e Republikes se Kosoves ka nje bashkepunim te shkelqyer me Qeverine e Malit te Zi.

"Dy ministrite tona kane kontakte te rregullta dhe ne baza ditore e javore kemi konsultime per ceshtje te interesit bilateral. Mirepo, per ne eshte me rendesi qe te kemi nje bashkepunim te mire me te gjitha partite politike, e vecanerisht me Partine Demokratike dhe kryetarin Gjeka", tha Hoxhaj.

Ai po ashtu ka bere te ditur se e ka informuar deputetin Gjeka per progresin ne Kosove, ndersa me vemendje e ka degjuar per progresin qe ka arritur Mali i Zi gjate ketyre viteve te fundit dhe per poziten e avancuar qe kane shqiptaret ne Mal te Zi.

"Ështe prioritet i politikes se jashtme te Kosoves qe t'i mbeshtese, t'i promovoje por ne te njejten kohe edhe t'i forcoje pozitat e shqiptareve ne kuader te jetes institucionale ne te gjitha vendet e rajonit. Ky eshte nje mision te cilin ne synojme ta jetesojme ne baza ditore dhe ky takim ndodhi ne frymen e ketij misioni", tha ministri Hoxhaj.

Ne a! nen tjeter, deputeti shqiptar ne Parlamentin e Malit te Zi, li! der i "Koalicionit Shqiptar", Fatmir Gjeka, ka vleresuar progresin qe po ndodhe ne Kosove, duke falenderuar per perkrahjen e institucioneve te Kosoves per shqiptaret ne Mal te Zi.

Ai ka njoftuar ministrin Hoxhaj per angazhimet e tij ne Parlamentin e Malit te Zi si dhe ne kuader te Qeverise se Malit te Zi, pjese e te ciles do te jete.

"Kemi marre perkrahjen e plote edhe nga kryetari i shtetit te Malit te Zi per formimin e Komunes se Malesise, me qender ne Tuz. Kjo do te jete komuna a dyte shqiptare ne Mal te Zi qe eshte nje hap shume i madh per politiken shqiptare dhe hapat perpara te Malit te Zi", ka bere te ditur Gjeka, duke falenderuar ministrin Hoxhaj per perkrahjen e ofruar. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2012, ora 15:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori