Hoxhaj kërkon njohje nga Bahamas
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në New York, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Bahamës, Frederick A. Mitchell.

Gjate bisedes, Ministri Hoxhaj tha se Kosova dhe Bahama ndajne vlera te perbashketa te perpjekjeve per liri dhe demokraci.Hoxhaj po ashtu e ka informuar homologun Mitchell per progresin e madh qe eshte arritur ne Kosove ne procesin e ndertimit dhe kon! solidimit te gjithanshem te shtetesise, pas shpalljes se pavaresise.

Ai theksoi suksesin qe eshte arritur ne te gjitha fushat, duke vecuar edhe largimin e mbikeqyrjes nderkombetare te pavaresise se Kosoves,

"Kosova eshte nje vend me pavaresi dhe sovranitet te plote dhe jane pothuajse gjysma e shteteve anetare te OKB-se qe e kane njohur Kosoven. Andaj, edhe Bahama duhet t'i bashkohet vendimit te shteteve sovrane demokratike, duke e njohur Kosoven", tha Hoxhaj, gjate takimit me Mitchell.

Ne anen tjeter, Ministri i Puneve te Jashtme te Bahames, Frederick A. Mitchell shprehu simpatine e shtetit te tij per pavaresine e Kosoves, duke theksuar se Bahama do te jete perkrah shtetit te Kosoves.
Shtuar më 26/09/2012, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori