Aksident në Gramsh, makinë përplas një këmbësore

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident në Gramsh.

Një automjet ka përplasur një këmbësore e cila është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burimet bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 1.09.2021 21:10