Hoxhaj vlerëson përkrahjen e NATO-s për Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim një delegacion të Nënkomisionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Gjate takimit me delegacionin e perbere nga Marit Nybakk, kryetare, Beatriz Rodriguez-Salmones, nenkryetare dhe Daniel Bacquelaine, raportues, ministri Hoxhaj i ka njoftuar per progresin e vazhdueshem qe po arrihet ne Republiken e Kosoves, duke pershire edhe fuqizimin e sektorit te sigurise.

Ministri! Hoxhaj ka shprehur mirenjohjen e popullit te Kosoves per perkrahjen qe NATO dhe te gjitha shtetet anetare te saj po japin per Kosoven, ne garantimin e nje ambienti te sigurt ne Republiken e Kosoves.

Hoxhaj informoi anetaret e delegacionit se Kosova mbetet vendi me perkrahjen me te madhe publike ne raport me integrimin ne NATO, me mbi 90% te popullsise qe perkrahin nje proces te tille.

Ne kete kontekst, ai theksoi perkushtimin e Republikes se Kosoves per forcimin e partneritetit me NATO-n.

Nderkaq, anetaret e delegacionit te Asamblese Parlamentare te NATO-se kane vleresuar progresin ne Kosove, duke shprehur perkrahjen e tyre per avancimin e proceseve ne Kosove.

Ministri Hoxhaj dhe anetaret e delegacionit te NATO-se biseduan edhe per avancimin e proceseve integruese euroatlantike te Kosoves, si dhe per proceset e anetaresimit te Kosoves ne nismat rajonale dhe organizatat nderkombetare, me c'rast, Hoxhaj e vleresoi vendimtare! per Kosoven, perkrahjen e NATO-se ne keto procese.

Ministr i Hoxhaj gjate takimit u pergjigj ne shume pyetje qe kishin te bejne me transformimin e FSK-se, te ardhmen e marredhenieve me NATO-n si dhe bashkepunimin me KFOR-in dhe EULEX-in./albeu.com/
Shtuar më 29/05/2013, ora 18:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori