E vranë me 10 plumba, shoqërohen në polici 12 persona për eliminimin e 25 vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Vlorë ku një 25 vjeçar është vrarë me armë zjarri.

Mësohet se policia ka shoqëruar 12 persona të dyshuar kryesisht banorë të zonës.

Sipas uniformave blu ndaj viktimës është qëlluar 10 herë ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja. Pistat e hetimit janë puna që mund të ketë bërë i riu në Belgjikë nga ku kishte tre muaj i kthyer ose ndonjë konflikt i momentit që mund të ketë ndodhur gjatë qëndrimit të tij në Vlorë.

Viktima është Kristian Breshanaj, 25 vjeç i ekzekutuar me armë zjarri. Ndërkohë pak orë pas ngjarjes së rëndë policia ka gjetur një automjet të shkrumbuar me targa greke në një nga rrugicat e lagjes “10 Korriku” Vlorë.


Shtuar 24.05.2020 06:31