Hoxhaj viziton objektin ku do vendoset Akademia Diplomatike
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka qëndruar sot në Prizren, me ç’rast, i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Njazi Kryeziu, ka vizituar objektin historik ku do të vendoset Akademia Diplomatike e Kosovës.

Ministri Hoxhaj ka falenderuar kryetarin e Prizrenit, Ramadan Muja dhe kryesuesin e KK-se Njazi Kryeziu per angazhimin e tyre rreth Akademise Diplomati! ke, duke theksuar se ndertesa e nje aristokrati te qytetit te Prizrenit ne kaluaren, po destinohet si seli e ardhshme e Akademise Diplomatike te Republikes se Kosoves.

"Historikisht ne Prizren, gjate shekullit te 19 dhe te 20-te kane qene te vendosur diplomate dhe konsuj te ndryshem dhe si rrjedhoje Prizreni dallohet per traditen e tij ne kete aspekt. Misioni kryesor i Akademise eshte qe ta krijoje dhe prezantoje nje mendim strategjik dhe ta ndihmoje politiken e jashtme ne hartimin e planeve dhe dokumenteve strategjike afatshkurtra, afatmesme por edhe afatgjata", tha ministri Hoxhaj.

Ai po ashtu vleresoi se Kosova ka nevoje qe te kete edhe mendim te krijuar mirefilli strategjik, por edhe veprim ditor e dinamik ne politiken e jashtme.

"Keshtu qe, Akademia do te merret edhe me kualifikimin e stafit diplomatik dhe te diplomateve te cilet do te duhet te jene me shkathtesite dhe njohurite me te cilat ka nevoje politika e jashtme e K! osoves", tha Hoxhaj.

Ministri i Jashtem i Koso! ves po a shtu theksoi se deri me tash ky institucion eshte kompletuar me zgjedhjen e drejtorit, stafit tjeter administrativ si dhe ka nenshkruar marreveshje te shumta me akademite e vendeve kyce, partnere te Republikes se Kosoves.

"Me krijimin e kushteve te domosdoshme hapesinore per funksionimin e Akademise Diplomatike, permbyllet faza kyce e themelimit dhe fillimit te funksionimit te plote te saj", tha ministri Enver Hoxhaj, gjate vizites ne Prizren. /albeu.com/
Shtuar më 23/06/2013, ora 16:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori