Hoxhaj: Vatikani do ta njohë Kosovën
Pëlqej
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka paralajmëruar se shteti i Vatikanit do ta njohë së shpejti Kosovën.

"Vizita e Atit të Shenjtë Papa Francesku në Shqipëri është një ngjarje kthese dhe moment i së vërtetës për atë se si Vatikani i sheh shqiptarët në Ballkan. Është njohje për trashëgiminë krishtere e europiane. Vlerësim për Shqipërinë si vend të harmonisë, bashkëjetesës dhe tolerancës fetare. Kosova i është mirënjohëse Selisë së Shenjtë për mbështetjen e palëkundur gjatë historisë dhe në periudha më të vështira të sundimit otoman, regjimeve serbe dhe Jugosllavisë. Ne i jemi falënderues për bashkëpunimin institucional që ka sot Republika jonë me Selinë e Shenjtë. Disa here kam qëndruar në Vatikan ku kam takuar Ministrin e Shtetit për Marrëdhënie me Shtete, Monsinjor Mamberti dhe njohja e Kosovës nuk do të vonohet! EHoxhaj”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook./albeu.com/

Shtuar më 21/09/2014, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori