Hoxhaj uron liderët e vendeve myslimane
Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram urimi liderëve të shteteve anëtare të Organizatës për Kooperim Islamik (OKI) dhe Shteteve anëtare të Ligës Arabe,

“Kjo ditë e shenjtë në kalendarin islamik mbush zemrat e besimtarëve islamë me dëshirën për të kryer vepra fisnike, për t’i qëndruar pranë njëri- tjetrit me ndjenjën e faljes, sakrificës dhe solidaritetit, në lehtësi dhe vështirësi. Kjo festë përfaqëson unitetin dhe solidaritetin, vëllazërinë dhe dashurinë mes njerëzve”, thotë Hoxhaj, në telegramin e urimit.

Ai ka thënë se Republika e Kosovës llogarit në mbështetje, ashtu siç beson se lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit midis vendeve dhe popujve tanë vetëm se do të thellohen në vitet që vijnë.

“Në emër të popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, dua t’ju përgëzoj në këtë ditë të bekuar, dhe t’ju dërgoj dëshirat e mia më të mira për Bajram të gëzuar, dhe për shëndet, lumturi dhe prosperitet në vitin që vjen për Ju dhe për popullin Tuaj. Urime Kurban Bajramin”.
Shtuar më 06/11/2011, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori