19 vite më parë, Arbana Osmani nuk harron kujtimet me Edi Ramën (FOTO LAJM)

Teksa ka zhvilluar një mini-intervistë në Instagram, mes pyetjeve të shumta rreth shtatzanisë, veshjeve dhe ushqimeve, ishte edhe ajo e intervistës më interesante që moderatorja ka rezlizuar.

Por përgjigja ka surprizuar fansat pasi modertorja është kthyer 19 vjet pas në kohë për të kujtuar intervistën më interesante.

“Me Edi Ramën, në Top Albania Radio, në vitin 2001.”, shkruan Osmani duke e shoqëruar përgjigjen e saj me një foto që të ngjall nostalgji.

Kujtojmë se në atë kohë Rama ka qenë kryetar i bashkisë së Tiranës, ndërsa moderatorja ka qenë në fillimet e karrierës së saj./albeu.com/


Shtuar 2.09.2020 07:22