Hoxhaj takon Fulen: Rol vendimtar për MSA-në
Ish ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar sot në Prishtinë ish Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Stefan Fule, tani në postin e përfaqësuesit të Republikës së Çekisë për Ballkanin Perëndimor.

"Diskutuam për sfidat e Kosovës dhe BE-së në muajt e vitet që po vijnë, e veçmas rëndësinë e liberalizimit të vizave për kosovarët si një nga parakushtet drejt integrimit të Kosovës në familjen evropiane. Çekia mbetet një mbështetëse e parezervë për këtë proces. E falënderova për rolin e tij vendimtar në hapjen dhe mbylljen e negociatave të Kosovës me BE-në për MSA-në", shkruan Hoxhaj në Facebook.

Fule po qëndron për një vizitë në Kosovë ku ka takuar krerët e institucioneve dhe partive politike. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2016, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori