Hoxhaj takim me pėrfaqėsues nga Bundestagu gjerman
Ministri i Punėve tė Jashtme i Republikės sė Kosovės, Enver Hoxhaj ka pritur sot nė njė takim delegacionin e parlamentarėve gjermanė, tė kryesuar nga Peter Weiss (CDU /CSU).

Gjate takimit eshte biseduar per zhvillimet politike ne Kosove dhe rajon, bashkepunimin bilateral ndermjet Kosoves dhe Gjermanise, si dhe per perspektiven evropiane te Republikes se Kosoves.

Ministri Hoxhaj njoftoi deputetet gjermane per reformat qe po! ndermerr Qeveria e Kosoves, progresin e vazhdueshem ne te gjitha segmentet e jetes si dhe per aspektet tjera te zhvillimeve ne Kosove.

Hoxhaj theksoi se Kosova po punon fuqishem ne konsolidimin e shtetesise dhe ne forcimin e vazhdueshem te subjektivitetit nderkombetar te shtetit.

Ministri i Jashtem i Kosoves ka ritheksuar vullnetin e institucioneve kosovare per fuqizimin e bashkepunimit ne te gjitha fushat me Gjermanine, si nje nder partneret strategjik te Republikes se Kosoves.

Ai ka falenderuar parlamentaret gjermane per kontributin e jashtezakonshem qe ka dhene Gjermania per Kosoven ne te gjitha fazat, duke i falenderuar ata sidomos per mbeshtetjen e Berlinit ne hapat konkrete integrues te Kosoves ne Bashkimin Evropian.

Hoxhaj po ashtu ka falenderuar Gjermanine per perkrahjen e vendimit te fundit te BE-se per dhenien e udherrefyesit per liberalizimin e vizave per Kosoven, duke e vleresuar kete hap si nje faze te re te ! rikonfirmimit te perspektives evropiane te Kosoves.
Shtuar më 01/06/2012, ora 17:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?

Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?