Hoxhaj: Synojmë anëtarësim të plotë në familjen evropiane
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim shefin e Misionit në Zyrën Ndërlidhëse të Belgjikës në Prishtinë, Pascal H. Gregoire.

Temë kryesore ishte progresi që ka arritur Kosova, forcimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar, si dhe avancimin e fuqishëm të agjendës euro-integruese.

"Hoxhaj veçoi hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit si një arritje shumë të rëndësishme në rrugën drej BE-së dhe theksoi se qeveria do të vazhdojë të jetë e angazhuar në përmbushjen e të gjitha kushteve",-thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme.

Nga ana e tij, Gregoire përgëzoi ministrin Hoxhaj për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, si dhe për progresin që po arrihet në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtejshme të Belgjikës. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2013, ora 15:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori