Hoxhaj: Rusia po gabon
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë për gazetën gjermane "Kölner Stadt-Anzeiger", ka theksuar se Rusia po gabon që edhe më tutje refuzon të njoh realitetin gjeopolitik në Ballkan, njofton Zëri.

Sipas Hoxhajt, Rusia nuk ka asnjë arsye të mos e njoh pavarësinë e Kosovës.

Ai ka shtuar e Rusia ka qenë pjesë e proceseve politike gjatë negociatave, të cilat kanë rezultuar me pavarësinë e Kosovës.

"Ne kemi qenë shumë të befasuar që Rusia në atë kohë nuk e ka njohur Kosovën. Arsye kryesore pse Rusia nuk e njeh Kosovën është ligji ndërkombëtar. Por, dua të them se në qershor 2012 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka sjell një verdikt që thotë shumë qartë se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me të gjitha ligjet ndërkombëtare", ka thënë Hoxhaj. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2012, ora 11:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori