Sot zgjedhjet për kryetar të PD-së në dy degë, kush janë kandidatët

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se po zhvillohen zgjedhjet për Kryetar të PD në 2 degë.

Kandidatët për Kryetar dhe qendrat e votimit sipas degëve janë si më poshtë vijon:

PD Bulqizë:

Fatos Jaho Hoxha

Shaqir Mislaf Manjani

Qendra e Votimit: Kinemaja e qytetit

PD Himarë:

Afrovita Dhimojani

Alketa Kiço Simo

Marin Panajot Suli

Qendra e Votimit: Zyra e PD Himarë

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.