Udhëtimi në Francë, Rama: Nuk jam qytetar normal, jam kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reguar lidhur me udhëtimin e tij në Francë, ndonëse ende nuk lejohen udhëtimet për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Gazetari Blendi Fevziu i kujtoi Ramës në emisonin “Opinion” se qytetarëve ende nuk i lejohet të udhëtojnë, ndërsa ky i fundit tha se nuk kategorizohet tek qytetarët e thjeshtë.

Kreu i qeverisë deklaroi se në Francë ka qëndruar rreth 24 orë, pasi ka pasur një takim të rëndësishëm informal.

“Për fatin tim të keq unë nuk jam qytetar normal, jam kryeministër i Shqipërisë. Kam shkuar të premten pasdite. Kam pasur takim informal pune dhe më pas jam kthyer. Nuk tregohet me kë. Mund të them me njerëzit e presidentit të Francës. Pse duhet të tregohet, për çfarë? Kam patur një takim të rëndësishëm informal. Ishte takim informal dhe nuk mund të jap detaje për publikun”, tha kryeministri.


Shtuar 4.06.2020 21:42