Hoxhaj priti ambasadorin e ri çek
Pëlqej
Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka pritur në një takim, ambasadorin e ri të Çekisë në Prishtinë, Ivo Shilhavy.

Hoxhaj i tha ambasadorit se Kosova ka vënë prioritete të saj lidhur me marrëdhëniet me jashtë, me qëllim që të integrohet në organizmat ndërkombëtarë.

Duke i uruar sukses në misionin e tij në Kosovë ambasadorit Shilhavy, Hoxhaj ka shprehur vullnetin e Kosovës për forcimin e mëtejshem të marrëdhënieve me Çekinë.

Ndërsa, ambasadori Shilhavy tha se Kosova ka bërë përparime dhe se do të angazohet për bashkëpunim mes të dy vendeve. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori