Hoxhaj: Presidenti mund të zgjidhet me votën e popullit
Enver Hoxhaj i ftuar për një intervistë në Rubikon ka thënë se duhet të bëhen reforma për president e ndoshta të shkohet drejtpërdrejt zgjedhja e presidentit përmes votës së popullit.

“Ne e dimë që kjo çështje është përtej një nënkryetari të partisë, siç jam unë, apo të një partie të vetme, për këtë kërkohet mbështetje nga partitë tjera. Ne mendojmë se duhet ta bisedojmë me opozitën sa i përket formës elektorale” ka thënë Hoxhaj.

“Sa i përket dialogut, unë nuk kam mbërri që të bisedojë me kolegët e mi në parti për propozimet e Surroit, por kur them unë, mendoj t’i prezantoj mendimet dhe qëndrimet e mia për pikëpamjet e Surroit” ka sqaruar ai.

Hoxhaj thotë se qëndrimi i PDK-së është që koalicioni qeverisës duhet ta kryejë mandatin, por në të njëjtën kohë janë të interesuar që të ulen në tavolinë me të gjitha partitë politike që të bisedojnë për atë se çka duhet të ndryshohet në sistemin politik.

“Sepse ne ende nuk kemi propozime specifike. Por ne mendojmë që vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe zgjedhjet e parakohshme për ne janë të papranueshme” shton Hoxhaj./Albeu.com/
Shtuar më 08/03/2016, ora 21:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori