Hoxhaj përcjell ngushëllime për popullin amerikan
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj i ka dërguar një telegram ngushëllimi sekretares Amerikane të Shtetit Hillary Clinton ku shphe ngushëllimet për
atentatin kriminal që ka ndodhur në Universitetin e Oikos në Oakland të Kalifornisë.


“Në emër të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, Ministri Hoxhaj ka shprehur shqetësimin dhe pikëllimin e madh për këtë akt criminal”, thuhet në telegram.

Ministri Hoxhajtelegram ka shprehur solidaritetin e plotë të qytetarëve të Republikës së Kosovës me popullin e SHBA-ve në këto momente të vështira, duke shprehur shpresën që ngjarje të tilla të mos përsëriten kurrë më në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në mbarë botën. /albeu.com/

Shtuar më 03/04/2012, ora 09:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori