Ndërtimet pa leje sjellin përplasje, jep dorëheqje sekretarja e Ministrisë së Brendshme

Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, Elena Pici, ka dhënë dorëheqje.

Sipas BalkanWeb, shkak i largimit është bërë debati për aktin normativ për ndërtimet pa leje.

Ndërkohë, zyrtarisht thuhet se Pici u largua për arsye personale, ndërsa e vërteta rezulton krejt ndryshe.