Deklaratat e forta të Kanye West, reagon Kim Kardashian (FOTO LAJM)

Përgjatë këtyre ditëve, reperi i njohur Kanye West ka shokuar rrjetin me deklaratat e tij të vazhdueshme në Twitter. Kanye, i cili po kandidon për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar se Kim është përpjekur ta mbyllë në spital psikiatrik.

Po ashtu reperi ka treguar se ai dhe Kim kishin menduar ta abortonin vajzën e tyre të parë, North, e cila tani është 7-vjeçe. Deklaratat e tij nuk mbarojnë me kaq, pasi Kanye ka akuzuar publikisht vjehrrën e tij, Kris Jenner për shpërndarjen e videos intime të Kim-it dhe daljen e saj në revistën PlayBoy.

Së fundmi, reperi ka shkruar në Twitter se ka menduar ta divorcojë Kimin që kur ajo u takua me ish-in e Nicki Minaj, Meek Mill, për të folur për reformën në drejtësi penale.

Pas gjithë ‘lëmshit’ të krijuar nga Kanye, Kim Kardashian ka reaguar për herë të parë. Ajo ka folur rreth bipolaritetit të reperit, duke treguar se pavarësisht gjithçkaje ai mbetet njeri me zemër të mirë dhe çrregullimi bipolar nuk i zvogëlon apo zhvlerëson ëndrrat e tij.

“Siç e dini shumë prej jush, Kanye ka çrregullime bipolare. Kushdo që e ka këtë problem ose njeh persona në jetën e tyre e di se është tepër e ndërlikuar dhe e dhimbshme të kuptohet. Asnjëherë nuk kam folur publikisht se si kjo ka ndikuar tek ne, në shtëpi sepse unë kam dashur të mbrojë fëmijët mi dhe të drejtën e Kanye për privatësi kur bëhet fjalë për shëndetin e tij. Por sot, më duket sikur duhet ta komentoj për shkak të thashethemeve dhe konceptimeve të gabuara në lidhje me shëndetin mendor.

Ata që e kuptojnë sëmundjen mendore e dinë që familja është e pafuqishme ndaj personit me probleme, përveç nëse personi është i mitur. Personat që nuk janë në dijeni mund të jenë gjykues. Njerëzit të cilët nuk janë të vetëdijshëm mund të jenë gjykues dhe të mos e kuptojnë që vetë individi duhet të angazhohet në procesin e marrjes së ndihmës, pavarësisht se sa shumë përpiqen familja dhe miqtë. E kuptoj që Kanye është subjekt i kritikave sepse ai është një personazh publik dhe se veprimet ndonjëherë mund të shkaktojnë mendime dhe emocione të forta.

Ai është një person i shkëlqyer, por i ndërlikuar që në krye të presioneve të të qenit artist dhe një njeri i zi, i cili përjetoi humbjen e nënës së tij, dhe duhet të merret me presionin dhe izolimin që theksohet nga çrregullimi i tij bipolar. Ata që janë afër me Kanye e dinë zemrën e tij dhe i kuptojnë fjalët e tij që disa herë nuk përputhen me qëllimet e tij. Të jetuarit me çrregullim bipolar nuk i zvogëlon apo zhvlerëson ëndrrat dhe idetë e tij kreative, nuk ka rëndësi sa të mëdha apo të paarritshme mund t’iu duken të tjerëve. Kjo është pjesë e gjenialitetit të tij dhe siç jemi të gjithë dëshmitarë, shumë nga ëndrrat e tij të mëdha janë realizuar”, ka shkruar Kim.


Shtuar 22.07.2020 18:54