Hoxhaj: Nuk ka qeveri pa PDK-në
Pëlqej
Ministri i Jashtëm në detyrë, Enver Hoxhaj është shprehur se sjellja e bllokut të LAN, duke mos iu përgjigjur takimit të thirrur nga Flora Brovina është jodemokratike.

“Me të thënë të drejtën ka qenë një befasi për PDK-në, ne kemi pritur që subjektet politike të respektojnë dhe e mirëpresin vendimin e Kushtetueses, dhe sot kam mbetur i habitur kur nuk e pash praninë e tyre, nuk ka qenë një sjellje parlamentare, s’ka qenë një sjellje demokratike”, tha Hoxhaj në emisionin Interaktiv të KTV-së.

Ai ka qenë i bindur se krijimi i institucioneve të reja nuk do të mund të bëhet pa Partinë Demokratike të Kosovës.

“Pa PDK-në nuk mund të formohet as qeveria e as të bëhet konstituimi I Kuvendit”, ka thënë Hoxhaj. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 09:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori