Njohja e pavarësisë së Kosovës nga
Vatikani do të ishte inspirim për shtetet e tjera, tha sot
ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver
Hoxhaj, gjatë një takimi në Prishtinë me delegatin
apostolik të
Vatikanit për Republikën e Kosovës, Juliusz Janusz, i cili është nunci
apostolik për Slloveninë.
Sipas MPJ-së kosovare, delegati
apostolik i
Vatikanit për Republikën e Kosovës, Juliusz Janusz, ka vlerësuar progresin e arritur në Kosovë, duke premtuar mbështetjen e fuqishme të Selisë së Shenjtë për Kosovën.
Ministri Hoxhaj e ka informuar atë për zhvillimet në Kosovë, për axhendën evropiane pas përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë si dhe për njohjet e reja nga shtete të ndryshme të botës.
Ai ka shprehur mirënjohjen dhe konsideratat e qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për përkrahjen tradicionale që ka dhënë
Vatikani për Kosovën.
Hoxhaj dhe Janusz po ashtu kanë biseduar për format e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe
Vatikanit.
Me këtë rast,
ministri Hoxhaj ka theksuar se njohja eventuale nga
Vatikani, do të ishte inspirim për shumë vende të botës që të ndjekin shembullin e njëjtë. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2012,
ora 09:19